1. Fusha e zbatimit
Këto kushte rregullojnë marrëdhënien mes klientit dhe KS Marketing Agency / HAP Digital L.L.C. për shërbime marketingu, dizajni, web, menaxhim social media, reklama dhe konsulencë dixhitale.
2. Ofertat & kontratat
Çdo projekt fillon me ofertë të shkruar ose kontratë të nënshkruar. Çmimet, deliverables dhe afatet janë ato të specifikuara në dokument. Ndryshimet jashtë scope-it trajtohen me amendament ose ofertë shtesë.
3. Pronësia intelektuale
Pas pagesës së plotë, klienti merr të drejtat e përdorimit për deliverables finale (logo, materiale, web) sipas kontratës. KSMA ruan të drejtën të shfaqë punën në portfolio, përveç rasteve kur është marrë marrëveshje e contrarë me shkrim.
4. Konfidencialiteti
Të dhënat e biznesit, akseset dhe materialet e klientit trajtohen si konfidenciale. Nuk i ndajmë me palë të treta pa pëlqim, përveç rasteve ligjore ose kur nevojiten për ekzekutimin e shërbimit (p.sh. platforma reklamash).
5. Anulimi
Kontratat mujore kërkojnë njoftim me shkrim sipas afatit në kontratë (zakonisht 15–30 ditë). Shërbimet e kryera deri në datën e anulimit faturohen proporcionalisht.